Koeman nuk mund ta drejtojë Barcelonën në ndeshje zyrtare

Koeman nuk mund ta drejtojë Barcelonën në ndeshje zyrtare

Ronald Koeman nuk mund të drejtojë Barcelonën në një ndeshje zyrtare.

Pavarësisht se holandezi ka qenë në bankinën e katalanasve në dy ndeshjet miqësore, La Liga nuk do e lejojë që kjo të ndodhë në ndeshjet zyrtare.

Sipas “Cadena Cope” arsyeja lidhet me trajnerin e mëparshëm të Barcelonës, Quique Setien. Katalanasit ende nuk e kanë njoftuar shkarkimin zyrtar të Setien, kjo pasi ekipi dhe trajneri kanë ende disa detaje për të zgjidhur në kontratë. Federata spanjolle e futbollit nuk ka dhënë ende dritën jeshile pasi Barcelona dhe trajneri nuk janë sqaruar si duhet, pasi Setien kërkon një dëmshpërblim.

Kjo situatë ka lënë pezull Koemanin, i cili nuk mund të drejtojë ende Barcelonën në një ndeshje zyrtare.