22:07 / 17.09.2020
S’gabon Milani, kalon rundin tjetër në Europa League
Milan ka shënuar fitore kundër Shamrock Rovers.
‘Rossoneri’ kanë siguruar biletën për raundin e tretë të kualifikueseve në Ligën e Evropës, duke mposhtur skuadrën e Shamrock Rovers me rezultatin 0:2.
Goli i parë në këtë takim erdhi nga Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi në minutën e 23’ të takimit.
Më vonë, në pjesën e dytë, ishte Hakan Calhanoglu ai që shënoi për 0:2, duke vulosur rezultatin final kur luhej minuta e 67’, transmeton lajmi.
Me këtë fitore, skuadra e Milan do të paraqitet në raundin e tretë kualifikues të këtyre garave, kurse irlandezët i japin fund aventurës evropiane.























