Ja sa para fiton Drita për kalimin në rrethin e tretë të Europa League

Ja sa para fiton Drita për kalimin në rrethin e tretë të Europa League

Drita ka shënuar fitore historike ndaj Sileskit në Europa League.

Skuadra gjilanse i bashkohet Shkëndijës në raundin e tretë të Europa League si dy ekipet e vetme shqiptare.

Ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu ishte më i mirë gjatë gjithë takimit dhe me plotë meritë arrin të sigurojë një duel ndaj Legia Varshavës, ekip me të cilin do të takohet javën e ardhshme.

Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani realizuan për Dritën në pjesën e dytë, ndërkohë vendasit përfunduan takimin me 10 lojtarë pas përjashtimit të Darko Grozdanoski.

Për kalimin në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, Drita do të përfitojë hiç më pak se 280 mijë euro, transmeton insporti.

Kujtojmë që javën e ardhshme, konkretisht të ënjtën Drita do të luajë ndaj Legia Varshavës në Poloni.