PD: Listat e hapura mënyra e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme

PD: Listat e hapura mënyra e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Anëtari i PD-së Fatbardh Kadilli nga studio e Abc News këtë të premte ka folur në lidhje me përzgjedhjen e listave për kandidatët për deputet në Partinë Demokratike.

Kadilli në një intervistë me gazetarin Juli Xhokaxhi ka theksuar se hapja e listave 100 % është mënyra e vetme për tu ofruar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, por sipas tij është PS-ja që e refuzon një proces të tillë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se me ose pa sistem zgjedhor të ndryshuar Rama do ti humbasë zgjedhjet.

“Ndryshimet që kërkon që të imponojë Rama prishin ekuilibrin mbi 20 vjeçar, Rama nuk mund të bëjë marrëveshje me opozitën parlamentare që janë mbetje. Marrëveshja politike është momenti kur të dy palët bien dakord mes dy palëve, Edi Rama po prish ekuilibrin jo mbetja jonë në parlament, Ndryshimet në sistemin zgjedhor bëhen me qëllimin për të krijuar vështirësi te opozita, mos të ketë koalicione të hapen përgjysmë ose jo. Në çdo lloj sistemi dhe makinacioni që të dalë Rama do ta mbysim me vota pasi shqiptarët janë bërë gati që ta largojnë.

Te lista e hapur 100%, dhe që ne po shkojmë në atë bazë të Partisë sonë është 20% që  ku propozohen emra që nuk kanë qenë të njohura më parë. Është një mundësi për të sjellë një personalitet nga media, kultura e tij dhe kjo është një renditje që do të bëhet nga Basha, por nëse lista është e hapur njerëzit nuk e kanë të vështirë që ta gjejnë emrin e një kandidati në listë. Edi Rama po përpiqet që të shmangë koalicionet, kjo është një mënyrë që vështirëson këtë proces”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka komentuar dhe deklaratën më të fundit të kryedemokratit Basha për të kushtëzuar mandatin e kryeministrit vetëm në dy mandate duke theksuar se kjo nuk është gjë tjetër vetëm kultura për të mbajtur pushtetin.

“Duhet të ekzistojnë kultura e të mbajturës së pushtetit, por në vendin tonë nuk ekziston një gjë e tillë. Dhe kryetarët e partive të vogla e mbajnë partinë si biçikletë nga pas. Basha po propozon kulturën e vetë mbajtjes, unë do të isha për një kryeministër që del nga populli dhe jo nga parlamenti. Vetëpërmbajtja është ajo që propozon së fundmi Basha”, tha Kadilli.