Kim: Meta dhe Ruçi të punojnë urgjentisht për ringritjen e GjK-së

Kim: Meta dhe Ruçi të punojnë urgjentisht për ringritjen e GjK-së

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim deklaroi se presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi duhet të punojnë sa më parë me organet kompetente për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të një postimi në “Twitter”, ajo tha se diçka e tillë duhet të finalizohet para se të mbyllet viti 2020.

“Faleminderit presidenti Ilir Meta dhe kryetari Ruçi që bënë të qartë se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale tani. Ne jemi dakord, duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, që këta dy udhëheqës të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020.”

Një reagim i tillë i Kim vjen pas kritikave që lëshoi Meta për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas tij, këto dy organe po zvarrisin ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Ai bëri thirrje që kjo situatë të marrë fund sa më parë dhe që dy organet të jenë funksionale./VP


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare