Kurti prezanton aderimet në Kastriot

Kurti prezanton aderimet në Kastriot

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar aderime të reja në partinë që e drejton. 

Ai ka njoftuar se në Kastriot vetëvendosjes iu bashkangjitën një grup i ri i qytetarëve dhe kuadro të reja profesionale.

Njoftimi i plotë:

Pas anëtarësimeve në Pejë, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përkatësisht qendrës së saj në Kastriot, iu bashkangjitën një grup i ri i qytetarëve dhe kuadro të reja profesionale. Synimi dhe vullneti për të jetësuar dhe avancuar ndryshimin e filluar me 6 tetor janë pikëtakimi i këtyre profesionistëve dhe Lëvizjes. Çdo ditë e më shumë, Lëvizja jonë po shtohet në numër e po ngritet në kapacitete.

Ata që na u bashkuan këtu:

1. Florian Mjeku, Inxhinier i Elektroteknikës
2. Gëzim Kurshumliu, Shkenca kompjuterike dhe Inxhinieri
3. Adnan Mjeku, Inxhinier i Mekanikës
4. Adriatik Mehmeti, Programer në Akademinë për Siguri Kibernetike
5. Bukurije Krasniqi - Ibrahimi, Fakulteti i Edukimit
6. Ylli Shala, Inxhinier i Elektroteknikës në KEK
7. Burhan Pllana, Staf mjekësor në QKUK
8. Lendita Krasniqi, Magjistër e Gjuhës Angleze
Këto dhe figura të tjera që do t’i bashkëngjiten Lëvizjes do të jenë alternativa e vetme cilësore për qytetarët e kësaj komune. Bashkë me kryetarin e qendrës së VETËVENDOSJE!-s, Halil Thaçi, ju urova të gjithëve mirëseardhje në Lëvizjen tonë.