Trump Jr: Kosova nderoi presidentin amerikan me Urdhrin e Lirisë

Trump Jr: Kosova nderoi presidentin amerikan me Urdhrin e Lirisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror “Urdhrin e Lirisë” për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Thaçi këtë e ka bërë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. E pas këtij akti ka reaguar edhe djali i Presidentit Trump, Donald Trump Jr.

Ai shkroi se paqja në botë po arrihet për shkak të punës dhe përkushtimit të presidentit Donald Trump.

“Kosova e dekoron Trump me medaljen e Urdhrit të Lirisë për shkak të përpjekjeve të arritjes së paqes”, shkroi Trump Jr në Twiter.

Presidenti Thaçi ka ftuar presidentin Trump që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt. Thaçi ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte e mundur pa udhëheqjen e fuqishme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë, që sot Hashim Thaçi sot ka dekoruar me medalje presidenciale edhe Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien si dhe Emisarin amerikan Richard Grenell, për kontributin e tyre në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.