Austria konfirmon mbështetjen për Kosovën për integrimet evropiane

Austria konfirmon mbështetjen për Kosovën për integrimet evropiane

"Z.Schallenberg më rikonfirmoi përkrahjen e shtuar të Austrisë në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, për të na afruar edhe më shumë drejt integrimit tonë në Evropë, aty ku dhe e kemi vendin për nga vlerat dhe orientimi", ka thënë Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo ka njoftuar se është pritur nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Njoftimi i plotë:

Një pritje e përzemërt sot në Vjenë nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Shpreha falënderimin tim për përkrahjen e madhe të Austrisë në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në integrimin e diasporës tonë këtu dhe në shkollimin e mijëra studentëve nga Kosova.

Me homologun austriak biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për Marrëveshjen e Uashingtonit duke e konsideruar atë si hap drejt marrëveshjes finale me Serbinë, që do derivojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Z.Schallenberg më rikonfirmoi përkrahjen e shtuar të Austrisë në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, për të na afruar edhe më shumë drejt integrimit tonë në Evropë, aty ku dhe e kemi vendin për nga vlerat dhe orientimi.


MË SHUME NGA Aktuale