Rama: Nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin për Çmimin Nobel

Rama: Nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin për Çmimin Nobel

Në intervistën për “DW” kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me propozimin që ka bërë deputeti norvegjez që presidentit të SHBA-së, Donald Trump t’i jepet Çmimi Nobel për Paqen.

Rama shprehet se nuk i takon atij që ta përcaktojë fituesin, por ky vendim i takon komisionit të Çmimit Nobel.

“Këtë e di komisioni i Çmimit Nobel, unë mendoj që nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin e gjithë analizës që do të bëjë komisioni i Çmimit Nobel”, është shprehur Kryeministri Rama.