Jo vetëm arrestime, pritet edhe rrënimi i kazinove në Karaçevë

Jo vetëm arrestime, pritet edhe rrënimi i kazinove në Karaçevë

Policia e Kosovës po kryen një aksion të suksesshëm në Karaçevë.

Pasi kanë arrestuar dhjetëra persona, Indeksonline mëson se pas pak pritet të fillojë rrënimi i disa objekteve ilegale në këtë zonë.

Ky vendim është marrë pasi në vendngjarje kanë arritur edhe zyrtarë të doganës, ATK-së dhe inspektoriatit.

Qindra policë kanë vënë situatën nën kontroll dhe aksioni po vazhdon me sukses në Karaçevë.

Mësohet se në këtë aksion ka edhe policë të arrestuar.