Kapiteni i ri i Prishtinës: Ndaj Drenicës do të japim gjithçka nga vetja
Prishtina edicionin e ri në Superligën e Kosovës e nis kundër rivalit të vjetër, Drenicës.
Kapiteni i ri i kryeqytetasve, Lorik Boshnjaku për faqen zyrtare të klubit prishtinas, është i bindur se ky kampionat do të jetë më atraktiv se viteve të kaluara. Ai është i vetëdijshëm se duelet me Drenicën nuk janë të lehta, por Boshnjaku beson se Prishtina do ta nis me fitore sezonin e ri.
“Ky kampionat duket më ndryshe dhe më atraktiv se viteve të kaluara, gjithashtu shoh një Prishtinë më të fortë dhe më të mobilizuar në çdo aspekt. Ndeshja me Drenicën si ndeshje e parë e kampionatit e pres të fillojmë me këmbë të mbarë. Por, përballjet me Drenicën nuk janë asnjëherë të lehta. Megjithatë ne jemi të fokusuar maksimalisht që të japim gjithçka nga vetja”, tha ai.
Boshnjaku ka folur edhe për shiritin e kapitenit që në sezonin e ri i është besuar atij.
“Ndërsa, sa i përket shirit të kapitenit, dua të falënderojë të gjithë për besimin e dhënë, pa kursyer askënd. Për mua është privilegj të jem kapiten i ekipit të klubit më të madh në vend. Janë gjashtë vite që jam pjesë e klubit dhe kjo nuk është pak. Tash më e di sa rëndon fanella e ekipit e sidomos ajo e shiritit të kapitenit. E di që e kam mbështetjen e të gjithëve, prandaj me kënaqësi e kam pranuar këtë rol aspak të lehtë dhe shpresoj t'ua shpaguaj besimin", ka thënë kapiteni i ri i skuadrës, Lorik Boshnjaku.
Prishtina konsiderohet një nga skuadrat serioz në garën për titull të kampionit, i cili prej vitesh i mungon kësaj skuadre.























