Një aksion të ngjashëm si ky në Karaçevë, Albin Kurti e kishte anuluar

Një aksion të ngjashëm si ky në Karaçevë, Albin Kurti e kishte anuluar

Një aksion të ngjashëm si ky i sotëm në Karaçevë, ish-kryeministri, Albin Kurti e kishte anuluar. Për ta zhvilluar një operacion të tillë, kishte kërkuar dy herë Agim Veliu ministër i Punëve të Brendshme.

Mirëpo, Kurti nuk e kishte miratuar kërkesën e Veliut me arsyetimin se nuk ka mjaftueshëm fakte për ta zhvilluar një aksion të tillë.

“I kam pyetur dy herë, ish-ministri i Brendshëm një herë me Zv.Kryeministrin (Avdullah) Hoti ku është ky aksion, më thanë njëherë në Zubin Potok e njëherë në Karaçevë, në atë pjesë e territorit që në bazë të marrëveshjes së Kumanovës mbase edhe nuk është e qartë a është në Kosovë apo Serbi por e dimë që është pjesë e Kosovës. Pastaj unë kërkova sqarime që të ketë një lloj teksti analize se pse do të kishin sukses këto operacione meqënëse nuk kemi përvojë të mirë në ndërhyrje në këto zona. Dhe kur kam kërkuar diça me shkrim si dëshmi nuk më është dhënë asnjëherë saqë jam detyruar të them se… “, kishte thënë Kurti në Jeta në Kosovë.

Para pak orësh ka nisur një aksion i madh arrestimesh në shumë pjesë të vendit. Vetëm në Karaçevë janë arrestuar mbi 17 policë për lojëra ilegale te fatit, kontrabandim, trafikim me qenie njerëzore etj.

Burime nga policia i kane thënë se në këtë operacion janë përfshirë mbi 250 zyrtar policor

Me ç’rast pas arrestimit të 17 policëve të dyshuar për lidhje me kontrabandë, trafikim me qenie njerëzore e organizim të paligjshëm të lojërave të fatit, aksioni i Njësisë Speciale është zgjeruar me bastisjen e kazinove dhe shtëpive të pronarëve të këtyre kazinove të dyshuara për veprimtari të paligjshme.

Përveç Policisë së Kosovës, në këtë aksion janë të përfshira edhe Administrata Tatimore e Kosovës e Dogana e Kosovës.


MË SHUME NGA Aktuale