Superliga vjen sot me dy sfida joshëse

Superliga vjen sot me dy sfida joshëse

Superliga vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së parë, ku në fushat e blerta zbresin dy pretendentët për titull, Ballkani dhe Prishtina.

Skuadra që e përfundoi edicionin e kaluar në vendin e tretë, Ballkani, do të jetë mysafir i Besës, që u inkuadrua në elitë këtë edicion.

Ndeshja zhvillohet në fshatin Brestovik të Pejës, pasi që “Shahin Haxhiislami” është në renovim.

Favorit absolut është skuadra mysafire, por do të jetë interesant për publikun për të parë se si do të luajë Besa, që iu ka besuar lojtarëve kryesisht të rinj, raporton Olle.

Ndeshja tjetër e ditës luhet në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina pret Drenicën.

Bardhekaltërit e super përforcuar synojnë të fillojnë kampionatin vetëm me fitore, ndërsa për kuqezintjë edhe barazimi do të ishte shumë i mirë.

Gjyqtar kryesor në Pejë do të jetë Visar Kastrati, ndërsa në Prishtinë, Mervan Bejtullahu.

Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 16:00.

SOT

16:00 Besa – Ballkani

(Gjyqtarë: Visar Kastrati, Besnik Morina, Imran Kabashi, Ilir Mehmeti)

16:00 Prishtina – Drenica

(Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Alban Ejupi, Elvis Bicaj, Vigan Ibërdemaj)