Reali nuk i respekton legjendat, të gjithë u larguan pa “lamtumirë”

Reali nuk i respekton legjendat, të gjithë u larguan pa “lamtumirë”

Real Madridi është një ndër klubet ikonike në futbollin botëror, duke qenë qendër e super yjeve botëror.

Në dy dekadat e fundit fanellën e madrilenëve e kanë djersitur shumë futbollistë që kanë lënë gjurmë në historinë e tyre.

Por, klubi mbretëror duket se nuk ka respekt për ta pasi ata të largohen.

Tifozët në rrjetet sociale kanë reaguar në mënyra të ndryshme duke kërkuar dikush duhet ta mësojë Real Madridin si si duhet të trajtohen legjendat e klubit.

Në vitet e fundit futbollistë si Cristiano Ronaldo, Iker Casillas, Pepe, Navas, Di Maria dhe tash së fundmi James Rodriguez nuk e kanë dhënë lamtumirën e duhur, duke u larguar si futbollistë të thjesht.

Në klubet angleze është traditë që një futbollist luan një dekadë me klubin, atëherë do t’i organizohet një ndeshje lamtumirëse.