Nis Serie A, në duelin e parë debuton Mërgim Vojvoda

Nis Serie A, në duelin e parë debuton Mërgim Vojvoda

Sot zyrtarisht do të fillojë Serie A e Italisë në futboll me dy ndeshje në program.

Ndeshja hapëse e kampionatit do të zhvillohet në “Artemio Franchi”, ku Fiorentina do të pres Torinon, me fillim nga ora 18:00.

Në këtë duel pritet debutimi i mbrojtësit të Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili këtë afat kalimtar të verës u transferua te Torino, raporton KK.

Dueli pasues do të jetë ai në mes Hellas Veronas dhe Romës. Së fundi, dy skuadrat arritën marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla, drejt romakëve. Ky duel do të fillon nga ora 20:45.