Guardiola me dhimbje koke, lajme të këqija vijnë për Agueron

Guardiola me dhimbje koke, lajme të këqija vijnë për Agueron

Sergio Aguero po kalon një periudhë shumë të vështirë në aspektin futbollistik.

Sulmuesi argjentinas i Manchester Cityt është operuar në gju në muajin përpara 3 muajsh, por duket rikthimi i tij në fushën e lojës kërkon ende kohë.

Media pranë “Qytetarëve”, “Manchester Evening Neës” shkruan se 32-vjeçari mund të nisë stërvitjen pas vetëm 2 muajsh.

Problemet në gju i kushtuan jo pak Agueros dhe trajnerit të tij Pep Guardiola në sezonin e kaluar.