Kastrati: RTK-ja do të mbetet institucioni më i besuar dhe më i shikuar
Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ngadhnjim Kastrati, ka uruar kolegët e këtij mediumi me rastin e 21 vjetorit të themelimit.
Kastrati tha se edhe kjo ditëlindje RTK-në e gjenë të fortë, falë punës dhe përkushtimit të punëtorëve të këtij mediumi, të cilin e presin sfida edhe më të mëdha. Por ai thotë se beson që RTK-ja do të vazhdon të mbetet institucioni më i besuar dhe më i shikuar në Kosovë.
Ja urimi i plotë i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati
Te nderuar kolegë të RTK-së,
RTK, sot ka ditëlindjen e 21-të.
Edhe kjo ditëlindje RTK-në e gjenë të fortë, falë punës dhe përkushtimit tuaj.
Ky vit ka qenë mjaft i vështirë për RTK-në, por me punën dhe angazhimin tuaj, kemi arritur ta mbajmë dhe ta zhvillojmë atë që është ndërtuar ndër këto vite.
RTK-në e presin sfida edhe më të mëdha, por unë besoj në punën, angazhimin dhe vullnetin tuaj për ta quar përpara, institucionin tonë.
Unë besoj në angazhimin tuaj edhe në të ardhmen, për ta mbajtur RTK si institucionin me të besuar dhe më të shikuar në Kosovë.
Të dashur kolegë,
Ky vit ka qenë pak më ndryshe se tjerët për shkak të pandemisë globale, por besoj se me organizimin e mirëfilltë ia kemi dalur që në këto kushte të jemi dritare e informimit por edhe duke u kujdesur për stafin në bazë të rekomandimeve institucionale.
Fokusi ynë në të ardhmen do të jetë ligji i ri i RTK-së dhe zhvillimi teknologjik në përputhje me buxhetin ekzistues dhe donacionet.
Në këtë përvjetor ju uroj shëndet dhe ju siguroj që bashkërisht do t'ia dalim.
Ngadhnjim Kastrati
Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së























