Rashica nuk do të paraqitet për Werderin sot, ja arsyeja

Rashica nuk do të paraqitet për Werderin sot, ja arsyeja

Bundesliga sot fillon sezonin e ri por nuk do ta shohim yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ani pse klubi i tij Werder Bremen sot zhvillon ndeshjen e pare.

Rashica ende nuk ka vendosur të ardhmen tij, duke kërkuar me ngulm largimin nga Bremen.

Arsyeja zyrtare e mungesës së Rashicës për sot është për shkak të një lëndimi, një trik i zakonshëm i klubeve për futbollistët që janë në proces të largimit.

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt dhe drejtori sportiv, Frank Baumann kanë dhënë detaje të reja për situatën e Rashicës.

Kohfeldt ka zbuluar se 24-vjeçari nuk është i ftuar për ndeshjen e sotme ndaj Hertha Berlinit pasi është duke vuajtur nga një lëndim në gju.

“Milot Rashica nuk është i gatshëm dhe do të mungojë”, ka thënë trajneri i Werder Bremeni.

Sipas medieve angleze dhe gjermane, Rashica është në negociata me klubin anglez Aston Villa për një transferim të mundshëm gjatë këtij afati kalimtar.

Afati kalimtar i transferimeve është i hapur deri më datën pesë tetor.