Milan kthen sytë kah ylli i Celtic-ut

Milan kthen sytë kah ylli i Celtic-ut

Milan kthen sytë edhe një herë tjetër te Kristoffer Ajer, të cilin e sheh si përforcimin ideal për qendrën e mbrojtjes.

Norvegjezi ka shkëlqyer me Celtic dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 15-20 milionë euro.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit do të kenë një takim javën e ardhshme me skocezët, ku pritet të arrihet edhe në një marrëveshje. Oferta e kuqezinjve pritet të jetë huazim me të drejtë blerjeje, që mund të kthehet në detyrim në rast se Ajer arrin një numër të caktuar ndeshjes si titullar gjatë sezonit.

22-vjeçari mund të luajë edhe përpara mbrojtjes, por edhe në krahun e djathtë, pozicion që e ka bërë disa herë te Celtic, ndaj Maldini është i bindur se me norvegjezin, mund t’i dhurojë trajnerit Pioli një futbollist “xholi”.