Mendy së shpejti zyrtarizohet si portier i ri i Chelseat

Mendy së shpejti zyrtarizohet si portier i ri i Chelseat

Edouard Mendy do të jetë portieri i ri i skuadrës londineze Chelsea.

Portier senegalez prej kohësh ishte duke u kërkuar nga Chelsea, por marrëveshja me Rennes nuk ishte edhe e lehtë.

Klubi francez i kërkoi londinezëve mbrojtësin Tomori në huazim, por në fund Frank Lampard ka hezituar ta lë të lirë atë.

Gjithsesi marrëveshja finale është arritur për një shumë prej 27 milionë eurove.

Sipas medieve angleze, Mendy gjatë ditëve të ardhshme do të zyrtarizohet si portier i ri i Chelseat.

29-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Chelsean dhe do të kandidojë për pozitën e titullarit.

Chelsea ka në radhët e veta portierin më të shtrenjtë në Ligën Premier, por trajneri Frank Lampard nuk beson shumë tek Kepa Arrizabalaga dhe kjo ishte arsyeja që nënshkroi me Mendyn.