Prishtina-Drenica dhe Besa-Ballkani, kështu mbyllen pjesët e para

Prishtina-Drenica dhe Besa-Ballkani, kështu mbyllen pjesët e para

Pjesa e parë mes Prishtinës dhe Drenicës, është mbyllur me epërsinë e kryeqytetasve prej 1-0.

Prishtinasit dhe drenicasit po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Leotrim Bekteshi (31’) zhbllokoj lojën duke kaluar Prishtinën në avantazh prej 1-0.

Ndërkohë, pjesa e parë e sfidës mes Besës së Pejës dhe Ballkanit, është mbyllur me avantazhin e skuadrës mysafire prej 0-1, me golin e shënuar nga Ermal Krasniqit (19’).