Prishtina e Ballkani e nisin furishëm sezonin e ri

Prishtina e Ballkani e nisin furishëm sezonin e ri

Prishtina dhe Ballkani e kanë nisur furishëm edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.

Kryeqytetasit mundën Drenicën në ‘Fadil Vokrri’, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së parë të këtij sezoni.

Prishtinasit që këtë sezon drejtohen nga Zekirija Ramadani, kanë qenë ekip dominues në duel me drenicasit.

Leotrim Bekteshi (31’) zhbllokoj lojën duke kaluar Prishtinën në avantazh prej 1-0.

Edhe në pjesën e dytë, futbollistët e Prishtinës dikuan lojën në terren, duke rrezikuar më shpesh portën mysafire, derisa Endrit Krasniqi (46’), dyfishoi epërsinë e Prishtinës në 2-0, kurse, Oto John (74’), i dha goditjen e fundit mysafire në këtë duel.

Start të furishëm në këtë edicion, ka bërë edhe Ballkani i Suharekës. Skuadra e Ismet Munishit mundi në udhëtim Besën e Pejës, me rezultat 0-4.

Ermal Krasniqit (19’) hapi serinë e golave në këtë ndeshje, kurse, Mirlind Daku shënoi het-trik në këtë duel, duke qenë njeriu kryesor në trepikëshin e parë të Ballkanit në këtë kampionat.

Ndërkaq, golin e nderit për ekipin pejanë e realizoi Salihu (90’).