Sqarim për bilancin e 24-orëshit të fundit me vdekjet nga COVID19
BKT
Lajme

Sqarim për bilancin e 24-orëshit të fundit me vdekjet nga COVID19

IKSHPK’ja ka dalur me një sqarim për sa i përket bilancit të 24-orëshit të fundit me vdekjet nga COVID-19. IKSHPK thotë në se 3 rastet e vdekjes të raportuara në 24-orët e fundit në momentin e vdekjes pacientët kanë qenë negativ me Covid-19.

SQARIM NË KOMUNIKATËN 19 SHTATOR 2020!

Instituti Kombëtar sqaron se Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes të hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe MIQ të QKUK dhe spitalin e Vushtrrisë me sëmundje shoqëruese dhe COVID pozitiv. 

Në momentin e vdekjes pacientët kanë qenē COVID negativ. 

Në raportin përfundimtar klinik Diagnoza është Gjendje pas COVID-19 dhe rezultatet laboratorike janë negative.

Ministria e Shëndetësisë, QKUK dhe IKSHPK Shprehim ngushllimet më të sinqerta familjarëve me rastin e vdekjes së të afërmve të tyre.


MË SHUME NGA Lajme