10:57 / 20.09.2020
Cengiz Under transferohet te Leicester City
Cengiz Under është lojtar i Leicester City.
Ylli turk, Cengiz Under, ka lënë Romën, duke iu bashkuar skuadrës angleze, Leicester City, në formë huazimi.
Faqja zyrtare e ‘Dhelprave’ ka njoftuar përforcimin e ri të skuadrës, përcjell lajmi.net.
Lojtari do të jetë me Leicester deri në fund të këtij sezoni. 23 vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë, në fazën ofensive.























