Nisma: Besart Rama ishte shembull i djalit të sinqertë

Nisma: Besart Rama ishte shembull i djalit të sinqertë

Nisma Social Demokrate e Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë anëtarëve me rastin e vdekjes së anëtarit të rinisë të kësaj partie Besart Rama.

Besarti ishte shembull i djalit me të sinqertë dhe plot vullnet, thuhet ne telegramin e Nismës.

Telegrami i plotë

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta e të riut Besart Rama nga Prishtina.

Besarti ishte anëtar i Rinisë së NISMA që nga themelimi, ai ishte gjithmonë i hareshëm dhe punëtor, shembull i djalit të sinqertë me plot vullnet dhe ambicie.

Besarti do të na mungoj fizikisht, por do jetoj gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona.

Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin!