06:03 / 21.09.2020
Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës
Sot pritet të vazhdojë seanca plenare në Kuvendin e Kosovës e filluar të enjten.
Deputetët pritet të mblidhen në orën 13:00.
Kjo seancë është vazhdim i së kaluarës, e cila u ndërpre më 18 shtator.
“Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten, më 18 shtator, në pajtim me kryetarët e grupeve parlamentare, do të vazhdojë të hënën, më 21 shtator, në orën 13:00”, thuhet në njoftimin për media.























