Vedat Muriqi pozitiv në koronavirus

Vedat Muriqi pozitiv në koronavirus

Muriqi ka rezultuar pozitiv në testet për Covid-19.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, përcjell lajmi.net.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ‘Tuttomercatoweb’.

Kështu, sipas këtyre raportimeve, aventura e Muriqit te Lazio do të vonojë për të gjetur startin.

Lojtari kosovar ka qenë duke u përballur me një lëndim së fundmi, dhe infektimi me Covid-19 vetëm sa vështirëson punët për të.

Mbetet të shihet nëse Vedati do të rikuperohet në kohë për Maqedoninë Veriore.