Atletico në negociata me Torreiran

Atletico në negociata me Torreiran

Lucas Torreira është dëshira e skuadrës së Atletico Madrid.

Ylli uruguaian i skuadrës së Arsenal shihet si i duhuri për të kompletuar mesfushën e ‘Rojiblancos’.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Atletico Madrid janë shumë afër që të finalizojnë marrëveshjen për Torreira, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të synohet në formë huazim, me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Torreira thuhet të ketë shprehur dëshirën për t ‘u aktivizuar me skuadrën e Atleti, pasi tek Arsenal nuk po ka hapësira.

Kujtojmë se Arsenal në anën tjetër shpreh interesim për mesfushorin e Atleticos, Thomas Partey.