Aurela Gaçe zbulon se do të bëjë një dasmë të dytë
Aurela Gaçe i bëri të gjithë kurioz me postimin e fundit.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe dhe bashkëshorti i saj, ditën e djeshme e kanë festuar përvjetorin e martesës, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast Aurela me ndjekësit e saj në Instagram ndau një foto pranë të cilës bëri kurioz shumë ndjekës.
Duket se ajo po mendon për një dasmë të dytë pasi në të parën e kishte me vete vajzën e madhe dhe tani vajza tjetër ta përjetoj të njëjtën ndjenjë.
“20 /Shtator / 2013. 7 vjet nga kjo ditë.
Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace( Greis)
Dasmën e bëmë për kokërr te qejfit, për te gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë. Vajza tjeter ,e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bere kete pa lejen e saj edhe kam frikë se do te kerkojë edhe ajo te jetë në dasëm si motra e madhe .. Si thoni @geraldina_sposa ? E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani, thjeshte dua te di a jeni te lirë ne 20 Shtator2023? ”, ka shkruar ajo.























