Ambasadori britanik takon drejtuesen e BKH-së

Ambasadori britanik takon drejtuesen e BKH-së

Ambasadori i Britanisë së Madhë, Duncan Norman, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Norman shprehet se krijimi i BKH-së është një progres për reformën në drejtësi dhe lajm i keq për çdo person që shkel ligjin.

”Krijimi i BKH është progres i prekshëm për reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe si lajm i keq për këdo që nuk respekton ligjin.”/VP