Ibrahimoviq i siguron Milanit fillim të suksesshëm

Ibrahimoviq i siguron Milanit fillim të suksesshëm

Ylli Zlatan Ibrahimoviq ka shënuar dy gola për fitoren 2:0 të Milanit ndaj Bolognas.

Ndeshja e së hënës mbrëma i ka takuar xhiros së parë të kampionatit italian, Serie A. Ibra realizoi në minutën e 35-të për 1:0, ndërsa në minutën e 50-të konkretizoi penallti për rezultatin përfundimtar, 2:0.

38-vjeçari ka dëshmuar se do të jetë vendimtar edhe në edicionin e ri te Milani.