Erl Murati: Ikja e mundshme e Sali Berishës nuk do rinovonte PD-në

Erl Murati: Ikja e mundshme e Sali Berishës nuk do rinovonte PD-në

Erl Murati deklaroi se ikja e Sali Berishës nuk do ta rinovonte PD-në, se ka peshën e vet në këtë parti politike.

Murati theksoi se gjithsesi është për një ndryshim elitash, për nga mosha e politikanëve., duke thënë se e ardhmja e partive duket më afër Bashës dhe Veliajt.

“Nuk besoj se Lulzim Basha ka luksin të vendosë kundër Berishës. Ashtu sikundër Nano mori vendim për të ikur, edhe Berisha e vendos vetë nëse do të ikë. Unë nuk mendoj se ikja e Sali Berishës, do të bënte mirë për PD-në. Kryetar i PD është Basha, por Berisha ka peshën e vet.

Basha është lider i ri për shembll edhe Veliaj. Ne jemi një vend që kemi  kryetar parlamenti Gramoz Ruçin. Unë mendoj se Rama e ka përmbushur misionin e tij dhe Veliajt i takon e ardhmja e PS-së”, tha Murati./BW