​Ngjarjet e datës 22 shtator

​Ngjarjet e datës 22 shtator

​Ngjarjet e datës 22 shtator 2020.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të bëjë përurimin e Qendrës Testuese/Sallës për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë. (Objekti i ish-Ministrisë së Administratës Publike, kati përdhes, salla 0-15, në Prishtinë, ora 9.00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për 2019 dhe raportin e Auditimit për Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimeve për 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 09.30)

Inspektorët e Inspektoratit të Tregut do të bëjnë inspektime, ku do t’i shoqërojë edhe ministri Vesel Krasniqi për t’i parë nga afër këto inspektime. (Nisja do të bëhet nga MTI, në ora 9.45)

Kryeministri Avdullah Hoti, do të vizitojë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ku do të pritet nga UD. drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK, Valbon Krasniqi. (Objekti i administratës qendrore të ShSKUK-së, ora 10.00)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, merr pjesë në ceremoninë e pritjes së misionit të ekspertëve COVID-19 "Joint Robert Koch Institute/EMT/GOARN- mission to Kosovo” nga Gjermania. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 10.00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10.00)

Komandanti i KFOR-it, Michele Risi dhe ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando vizitojnë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. (Ora 10.30)

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në Infrakos. (Ora 10.00, vizitë në punishten në Stacionin Hekurudhor në Miradi, ora 11.00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar për nder të "Ditës së Pastrimit të Botës" dhe "Ditës pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Pikënisja do të jetë rruga në afërsi të urës që ndodhet përballë objektit Administratës Komunale, ora 11.00)

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike rishpall konkursin për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, formimi i Grupit të punës/Panelit për plotësimin e Bordit të NP KOSTT dhe shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11.00)

Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës mban konferencë lidhur me ngjarjet e fundit, për situtën e fundit si dhe vendimet e marra të Qeverisë në kohën e pandemisë. (Hotel ‘Sirius’, Prishtinë, Salla kati 3, ora 11.00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës mban takim ku do të dëshmojnë Valdet Hashani – ish menaxher i Qendrës së karantinës (Ora 11.00) dhe Naim Musliu – babai i Agon Musliu. (Ora 14.00). Kuvendi i Kosovës, salla N-225)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projektkodin civil të Kosovës, Projektligjin për tokën ndërtimore, si dhe shkresën e deputetëve Alban Hyseni, Artan Abrashi dhe Dimal Basha për të ftuar në raportim kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me deklarimin për respektimin e marrëveshjes kundër kushtetues për asociacionin. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 13.00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Planin e Punës së Komisionit, për periudhën shtator-dhjetor 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 13.00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me delegacionin nga Afrika Qendrore. ( Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14.00)

Sindikata e Infermierëve të Kosovës mban takim konsultativ me shoqatat e infermierëve, teknikëve të anestezionit, mamive, laborantëve, Odën e Infermierëve dhe Bashkimin e sindikatave të lira të shëndetësisë së Kosovës lidhur me pagesën e orëve shtesë. (Konferenca për media mbahet para Klinikës së Kirurgjisë Prishtinë, ora 15.30)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, Muzeun Kombëtar të Kosovës, dhe Fondacionin “Tradita Popullore” organizon ngjarjen kulturore në të cilën do të promovohet diversiteti ynë i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale. (Parku arkeologjik “Ulpiana”, ora 17.00)