Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Sor do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
II. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator 2020:
1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:
1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19.
IV. Përgatitjet për Seancën e re plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,
5. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,
6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,
7. Propozimet e (4) katër komisioneve parlamentare për ndryshimin e emërtimeve dhe fushëveprimtarive të tyre,
8. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Vendi: C301 Koha: 14:30























