Rikthehet Elvana Gjata, shfaqet më në formë se kurrë
BKT
Magazina

Rikthehet Elvana Gjata, shfaqet më në formë se kurrë

Prej disa kohësh Elvana Gjata është shkëputur nga muzika, ndërkohë që kohët e fundit këngëtaren e kemi parë  shumë të distancuar dhe nga rrjetet sociale. Së fundmi, autorja e hitit “Me tana” ka thyer heshtjen dhe ka postuar disa fotografi në Instagram.

 

Elvana ka marrë vëmendje teksa ka pozuar e veshur me bikini dhe atlete, duke vënë në pah trupin e formësuar. Këngëtarja duket e mrekullueshme në këtë “rikthim”, ndërsa nuk kanë munguar dhe komentet e shumta nga fansat e saj.

Kujtojmë që këngëtarja e hitit “A m’don” është përfolur se po vjen me një bashkëpunim me Deejay-n me famë botërore, Mahmut Orhan. Dyshimet lindën pasi ky i fundit publikoi pak javë më parë disa foto, që janë shkrepur në po të njëjtin vend ku dhe Elvana ka realizuar disa fotografi.


MË SHUME NGA Magazina