13:35 / 22.09.2020
Drita e qetë drejt Polonisë, asnjë futbollist pozitiv në COVID-19
Drita e Gjilanit merr lajmin e mirë para nisjes drejt Polonisë për sfidën e raundit të tretë të Europa League-s përballë Legias së Varshavës.
Skuadra kampione e Kosovës ka marrë këtë të martë përgjigjet e tamponëve, që për fat të mirë kanë rezultuar të gjithë negativë.
Në njoftim për shtyp, klubi nga Gjilani shkruan:
“Klubi ynë, FC DRITA, dje është testuar pëe COVID-19 në prag të ndeshjes me Legian Warsaw, që do të zhvillohet në Poloni.
Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar NEGATIVE. Sfida me COVID-19 është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshjen.”
Ndeshja ndërmjet Legias së Varshavës dhe Dritës zhvillohet të enjten në orën 20:30.























