15:10 / 22.09.2020
Atletico Madrid “pushtohet” nga COVID-19
Tjetër i infektuar me COVID-19 tek Atletico Madrid. Pas trajnerit Diego Simeone ka rezultuar i infektuar me virusin që ka pushtuar botën edhe Jose Maria Gimenez.
Vetë klubi spanjoll e ka konfirmuar diçka të tillë përmes një postimi të bërë në kanalet zyrtare të informimit. “Jose Maria Gimenez ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimit të kryer ditën e hënë.
Uruguaiani është izoluar në shtëpi, duke ndjekur udhëzimet e autoriteteve shëndetësore”, shkruhet në njoftimin e shkurtër të bërë nga Atletico Madrid”.























