Pas “Reflection”, Christina Aguilera paralajmëron projekte të reja
BKT
Magazina

Pas “Reflection”, Christina Aguilera paralajmëron projekte të reja

Christina Aguliera ka zbuluar se po punon për projekte të reja. Duke folur për Zane Lowe në Apple Music, Christina tha se vendi i saj, Las Vegas dhe X Tour vitin e kaluar e kanë frymëzuar atë gjatë kësaj periudhe joproduktive.

“Unë kam qenë në studio gjatë gjithë karantinës. Jam në komoditetin e studion time të shtëpisë. Kështu që unë kam këtë avantazh … Pra, po bëj muzikë që është vërtet domethënëse për mua tani.“, tha Aguilera.

Christina Aguilera u rikthyer pak kohë me një version të ri të “Reflection”, kënga që ishte kolonë zanore e filmit “Mulan” në vitin 1998. “Reflection” ishte kënga që nisi karrierën e këngëtares, e cila me kalimin e kohës u bë një nga zërat më të njohur të viteve të fundit.


MË SHUME NGA Magazina