Koalicionet dhe listat/ Lulzim Basha takon aleatët

Koalicionet dhe listat/ Lulzim Basha takon aleatët

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, lideri i opozitës Lulzim Basha mblodhi në seli kryetarët e partive aleate.

Në takim ishin edhe përfaqësuesit e opozitës në Këshill dhe takimi u fokusua tek reforma zgjedhore. Mësohet se Basha i ka informuar aleatët për përpjekjet e opozitës për ruajtjen e modelit të koalicioneve si dhe për kontaktet me faktorin ndërkombëtar.

Por nga ana tjetër, opozita po përgatitet edhe për skenarin që mazhoranca i miraton ndryshimet në Kod, pa konsensusin e PD.

Prej javësh koalicioni opozitar po shqyrton se cila strategji maksimalizon votat; dalja me një listë unike apo grupimi i partive ne dy lista, një e udhëhequr nga Partia Demokratike dhe një tjetër e udhëhequr nga Lëvizja Socialiste për Integrim./VP


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare