Riatdhesimi i fëmijëve nga Siria, Sandër Lleshaj vizitë blic në Liban

Riatdhesimi i fëmijëve nga Siria, Sandër Lleshaj vizitë blic në Liban

Sandër Lleshaj, ministër i Punëve të Brendshme, është duke zhvilluar një vizitë në Liban me qëllim mundësimin e riatdhesimit të fëmijëve dhe grave shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri.

Për këtë qëllim ministri Lleshaj ka biseduar me homologun e tij, ku sa sot është takuar me  Gjeneralin Abas Ibrahim, i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm për çështjet e sigurisë.

Top Channel ka mësuar se kjo vizitë është duke u zhvilluar në masa të forta sigurie.

Ministri Lleshaj në takimet që po  zhvillon  në Liban nga fotot e publikuara tregohet se është i  shoqëruar nga zyrtarë të ministrisë së brendshme dhe drejtori Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano.

Kjo është hera e dytë që ministri  Lleshaj i shoqëruar nga  Drejtori Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano qëndrojnë në Liban.

Disa muaj më parë ata iu bashkuan përpjekjeve për të riatdhesuar Alvin Berishën.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare