Vasili: Listat e hapura i kërkoi LSI që në 2017

Vasili: Listat e hapura i kërkoi LSI që në 2017

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, deklaroi se listat e hapura janë kërkuar nga LSI që në 2017.

Ai publikoi edhe një dokument në “Facebook”, që sipas tij, fakton diçka të tillë. Vasili tha se kjo është një përgjigje për të gjithë ata që sot bëjnë sikur duan lista të hapura.

“Listat e hapura LSI i kërkoi që në 2017! Sapo u ngrit Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore, në vjeshtën e vitit 2017, i drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi LSI i paraqiti propozimet e saj. Propozim kryesor i LSI, që në vitin 2017 ishin listat e hapura. DOKUMENTI flet vetë dhe është një kujtesë për të gjithë ata hipokritë dhe demagogë që sot bëjnë sikur ju dogj shpirti për listat e hapura, ndërsa dje vegjetonin pa guxuar që të hapnin gojën.”

Këtë të martë mbledhja e Këshillit Politik dështoi për të tretën herë. Mazhoranca refuzoi kërkesën e opozitës për të kërkuar mendimin e ODIHR për çështjen e koalicioneve./VP

 


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare