Gjiknuri: Për listat dhe koalicionet të vini me propozime konkrete

Gjiknuri: Për listat dhe koalicionet të vini me propozime konkrete

Letra e shkruar nga PD-LSI për OHDIR nuk mori firmën as të Damian Gjiknurit dhe as të Rudina Hajdarit.

Opozita joparlamentare kërkoi që Këshilli Politik t'i drejtonte OHDIR 5 pyetje, për t’i dhënë zgjidhje shqetësimit të saj të vetëm, nëse listat mund të hapen pa prekur koalicionet parazgjedhore.

Bylykbashi: Ne kërkojmë ruajtjen e koaliconeve sic janë sot , PS kërkon të ndryshojë rregullat lojës, kur loja ka filluar. këqtë shkresë e kemi përgatitur në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre. partia sociali8ste sërish refuzoi.

Gjiknuri: Hajdeni me propozime konkrete, por tentativa përt si këto që përsëriten të njëjta letra një heërë në shqip një herë në anglisht , janë vetëm për një arsye për ta minuar këtë proces potr mbi të gjitha për të bllokuar zbatimin e amendimeve kushtetuese nëpërmjet kodit zgjedhor. qëndirmi i jonë është se ne nuk do ta lejojmë këtë ne kemi një emergjence kohore.
Opozita jo parlamentare la të kuptohej se do i drejtohej e vetme OHDIR ndërkohë i mandatiuari socialist Damian Gjiknuri bëri të qartë se nuk do të tërhiqej nga qëndrimet e tij për të cilat tha se udhëhiqej nga interesat e partisë.

Gjiknuri:Ligjet zgjedhore janë ligje politike, mos të na bëjë njeri të mencurin se njëri e ka më mirë sesa tjetri. Cdo parti kur vjen puna për mënyrën sesi do të shpërndahen mandatet niset nga interesat politike dhe jo nga interesaa parimore. Ne kemi dhënë zgjidhjen tonë, a ka proppozime të tjera hajde ti diskutojmë të na bindin, por duke marrë parasysh këtë interes.

Bylykbashi: Ajo që kërkon mazhjoranca është të ndryshojë mekanizimin me të cilin partitë marrin vota dhe votat e tyre përkthehen ne mandate . Komisioni i Venecias dhe OHDIR e kanë vizë të kuqe. Opozita ka për draft kodin zgjerdhor ekzistues përsa i përket cështjes së koaliconeve. Mazhroanca duhet të jepë llogari si opinionit të brendshëm ashtu dhe atij ndërkombëtar, për këtë i drejtohemi OHDIR
Palët u larguan pa dakortësi dhe pa një datë se kur mund të mblidhen sërsih ndërkohë dy negociatorët e PD-LSI-se ju drejtuan selisë blu, ku morën pjesë në një tjetër mbledhje, atë të Lulzim Bashës me aleatët, të cilët janë të shqetësuar për mënyrën sesi do të garojnë me 25 prill./TP


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare