Brisida Shehaj kalon te LSI: Jam propozuar për deputete

Brisida Shehaj kalon te LSI: Jam propozuar për deputete

Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve kalon me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ka qenë vetë Shehaj që ka konfirmuar se është propozuar nga LSI si kandidate për deputete.

“Ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim”, deklaroi Shehaj për Ora News.

E pyetur përse ky ndryshim, Shehaj tha se në PS rilindasit duan të hanë socialistët.
“Siç e thotë emri: Lëvizja Socialiste për Integrim. Isha socialiste, jam socialiste. Ndryshimi ky është: jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistët. Në PS janë rilindasit që duan të hanë socialistët”.