Kryemadhi: Qëllimi i Rilindjes është karrigia e pushtetit

Kryemadhi: Qëllimi i Rilindjes është karrigia e pushtetit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u shpreh e bindur se në zgjedhjet parlamentare të 2021 Partia Socialiste do të dalë humbëse.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi tha se diçka e tillë do të ndodhë sepse vëmendja e shumicës qeverisëse është tek pushteti dhe jo tek njerëzit.

“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021.”

Monika Kryemadhi postoi në “Facebook” disa fotografi nga një takim i Edmond Haxhinastos me fermerë e bujq në Shalës.