Lajçak me diplomatë të Finlandës e Çekisë flet për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak me diplomatë të Finlandës e Çekisë flet për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka vazhduar diskutimet lidhur me procesin e dialogut.

Lajçak ka takuar gjatë ditës së djeshme ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Sekretarin çek të Shtetit për Çështjet Evropiane.

 

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka shkruar se Bashkimi Evropian është shumë i interesuar në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetë fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot, vazhdova diskutimet që kam nisur të hënën me Ministrin e Jashtëm të Finlandës dhe Sekretarin çek të Shtetit për Çështjet Evropiane. Dy ditët e fundit ka qenë një sinjal i qartë që Bashkimi Evropian është shumë i interesuar në Ballkanin Perëndimor dhe fuqishëm mbështet dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak.