Xhemajli: Qeveria po abuzon qindra miliona euro të shtetit në KEK

Xhemajli: Qeveria po abuzon qindra miliona euro të shtetit në KEK

Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar sot skandalin në lidhje me vendimet e dyshimta për ndërtimin e “Minierës së Re”, të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në një konferencë për media, deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka thënë se fillimisht Kryeministri Haradinaj, mandej qeveritë në vijim të Kurtit dhe Hotit, kanë vendosur që ta ndërtojnë “Minierën e Re”, në drejtimin e gabuar, në fushën e qymyrit në Veri N1, e jo në Fushën Jug e cila ishte pronë e KEK-ut.

“Ky është një vendim me dëm të madh ekonomik për buxhetin dhe qytetarët sepse rezultatet e studimeve të tre kompanive të përfshira tregojnë përparësitë e padiskutueshme të fushës së Jugut, ku mbi 90% e tokës në fushën e Jugut është tokë e KEK-ut.”, ka thënë deputeti Xhemajli, duke shtuar. “Braktisja e pronës publike dhe orientimi në prona private përbën një rast të pastër të korrupsionit.”