Rakitiq: Një finale luhet për ta fituar

Rakitiq: Një finale luhet për ta fituar

Mesfushori kroat Ivan Rakitiqi tashmë është kthyer tek Sevilla pas aventurës së tij në Barcelonë, raporton RTKLive.com.

Rakitiqi nesër do të luajë ndeshjen e parë pasi rikthimit tek Sevilla në ndeshjen e Superkupës së Evropës kundër Bayern Munich.

Kroati thotë së është i lumtur që sërish do të vesh fanellën e Sevillës. Rakitiq beson së skuadra e tij mund ta mposht Bayern Munich.

“Unë jam krenar që përsëri mund të vesh fanellën e kësaj skuadre”, tha ai.

“Një ndeshje finale luhet për të fituar dhe ne do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen”.

“Unë jam gati. Dua të jem në fushë kundër më të mirëve dhe t’i bëj te vuajnë”, theksoi Rakitiq. /RTKLive/