Flick: Fitimi i Superkupës do të ishte qershi mbi tortë

Flick: Fitimi i Superkupës do të ishte qershi mbi tortë

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick duke folur për “Sky Sport” mendon se trofeu i Superkupës së Evropës do të ishte qershi mbi tortë, raporton RTKLive.com.

Kampioni i Ligës së Kampionëve, do të ndeshet nesër mbrëma me Sevillan, kjo e fundit fituese e Ligës së Evropës.

“Sigurisht së qëllimi ynë është ta fitojmë këtë ndeshje”, tha tekniku gjerman.

“Fitimi i Superkupës së Evropës do të ishte qershi mbi tortë”, theksoi Flick.

Ai ka shtuar se skuadra e tij është përgatitur mirë dhe e gatshme për përballjen me Sevillan. /RTKLive/