“Zafa” e rikthen Facebook-un, tregon se ku dyshon për këtë “krim”

“Zafa” e rikthen Facebook-un, tregon se ku dyshon për këtë “krim”

Koordinatori për siguri kibernetike, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha ka thënë sonte në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në RTK, se tashmë i është kthyer çasja në llogarinë private të Facebook-ut.

Berishës iu hakua llogaria në Facebook pak orë pasi që ishte emëruar koordinator për sigurinë kibernetike.

“Kam qenë viktimë sikur se shumë qytetarë. Nuk është në pyetje indvidi, por institucioni i sigurisë, shtetit. Edhe nëse ky sulm vjen jashtë Kosovës, nga Serbia, është shqetësim i madh”, ka thënë Berisha.

Ai më pas ka treguar se si e mori vesh që “ia vjedhën” Facebook-un. “Unë isha me disa miq në një ndejë private, dhe me thirri dikush e me tha shef të ka hy dikush në Facebook. E kam rikthyer tashmë Facebook-un”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, ka qenë shqetësuese për të, sepse për një orë ishin bërë 400 ‘shpërndarje’ dhe mbi 2000 pëlqime.

Ai ka thënë se me të marrë detyrën e koordinatorit i ka takuar personat përgjegjës që merren me sigurinë kibernetike. “I kam takuar personat përgjegjës që merren me këtë çështje dhe jam i befasuar për të mirë, sepse Kosova në këtë drejtim është shumë larg shteteve të rajoneve. Nëse nuk e kemi sigurinë kibernetike, nuk kemi as zhvillim ekonomik”, ka thënë ai. /RTKLive/


MË SHUME NGA Aktuale