1754 raste aktive me Covid 19 në Kosovë

1754 raste aktive me Covid 19 në Kosovë

Në Kosovë sipas IKSHPK-së janë edhe 1754 raste aktive me Covid 19.

Që nga fillimi i pandemisë me këtë virus janë prekur 15.270 persona.

Nga fillimi e deri më tani janë shëruar 12.900 persona kurse 616 të tjerë kanë vdekur.

Dje IKSHPK raportoi për 85 të shëruar dhe 62 raste të reja me Covid 19.

Rastet e reja janë nga këto komuna:

Komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.


MË SHUME NGA Aktuale